Rreth nesh

Agjencia Kundër Dopingut e Kosovës (KosADA) është institucioni përgjegjës për zbatimin e politikave dhe rregulloreve kundër dopingut në Republikën e Kosovës. KosADA punon për të mbrojtur integritetin e sportit dhe për të siguruar një mjedis të drejtë dhe të barabartë për të gjithë sportistët.

Kush Jemi

Agjencia Anti-Doping e Kosovës (KosADA) është komisioni për antidoping i themeluar në vitin 2019 nga Komiteti Olimpik i Kosovës në koordinim me Qeverinë e Republikës së Kosovës, për të ushtruar funksionin e Organizatës Kombëtare Antidoping (NADO) në Republikën e Kosovës. KosADA është përgjegjëse për zbatimin e rregulloreve dhe standardeve ndërkombëtare antidoping në përputhje me Kodin Botëror Antidoping dhe kuadrin përkatës institucional e ligjor në Kosovë. Që nga qershori i vitit 2021, funksionin e Koordinatorit të KosADA-së e ushtron Prof. Dr. Bernard Tahirbegolli.

Misioni i KosADA

Misioni i KosADA-së është mbrojtja e integritetit të sportit dhe shëndetit të sportistëve në Republikën e Kosovës përmes parandalimit, zbulimit dhe luftimit të dopingut në sport, në përputhje me Kodin Botëror Antidoping dhe standardet ndërkombëtare antidoping.
KosADA angazhohet në promovimin e sportit të pastër përmes edukimit, ndërgjegjësimit, testimit, bashkëpunimit institucional dhe forcimit të kulturës së fair-play-it, duke kontribuar në zhvillimin e një sistemi sportiv të drejtë, transparent dhe të besueshëm për të gjithë sportistët dhe organizatat sportive në Kosovë.

Vizioni

Një mjedis sportiv i pastër, i drejtë dhe pa doping në Republikën e Kosovës, ku integriteti i sportit, shëndeti i sportistëve dhe vlerat e fair-play-it mbrohen dhe promovohen në përputhje me standardet ndërkombëtare

KosADA punon për të arritur këto objektiva kryesore:

Parandalimi i përdorimit të substancave të ndaluara në sport
Promovimi i edukimit dhe ndërgjegjësimit për antidoping
Kryerja e programeve të testimit antidoping
Zbatimi i rregullave dhe procedurave ndërkombëtare antidoping
Bashkëpunimi me federatat sportive dhe institucionet përkatëse