Në këtë seksion mund të gjeni përgjigje për pyetjet më të shpeshta lidhur me antidopingun, rregullat për sportistët, testimin antidoping dhe përdorimin e medikamenteve.
Nëse nuk gjeni përgjigjen që kërkoni, ju lutemi kontaktoni KosADA për informata shtesë.
Doping është përdorimi i substancave ose metodave të ndaluara për të rritur në mënyrë të padrejtë performancën sportive.
Suplementet mund të përmbajnë substanca të ndaluara edhe nëse nuk janë të deklaruara në etiketë, prandaj sportistët duhet të jenë shumë të kujdesshëm.