Pyetje të Shpeshta (FAQ)

Në këtë seksion mund të gjeni përgjigje për pyetjet më të shpeshta lidhur me antidopingun, rregullat për sportistët, testimin antidoping dhe përdorimin e medikamenteve.

Nëse nuk gjeni përgjigjen që kërkoni, ju lutemi kontaktoni KosADA për informata shtesë.

Çfarë është doping?

Doping është përdorimi i substancave ose metodave të ndaluara për të rritur në mënyrë të padrejtë performancën sportive.

Përdorimi i dopingut rrezikon shëndetin e sportistëve dhe cenon parimet e konkurrencës së drejtë në sport.
Sportisti është përgjegjës për çdo substancë që gjendet në trupin e tij. Ky parim quhet përgjegjësi strikte.
Kur mund të testohem për doping?
Testimet antidoping mund të kryhen gjatë garave ose jashtë garave, në çdo kohë dhe pa paralajmërim.
Sportisti duhet të japë një mostër (zakonisht urinës ose gjakut) në prani të një zyrtari të autorizuar për kontroll antidoping.
Refuzimi i testimit konsiderohet shkelje e rregullave antidoping dhe mund të çojë në sanksione.
A mund të përdor medikamente gjatë aktivitetit sportiv?
Sportistët mund të përdorin medikamente për arsye mjekësore, por duhet të sigurohen që ato nuk përmbajnë substanca të ndaluara.
Sportistët duhet të konsultohen me mjekun ose të kontrollojnë listën e substancave të ndaluara.

Suplementet mund të përmbajnë substanca të ndaluara edhe nëse nuk janë të deklaruara në etiketë, prandaj sportistët duhet të jenë shumë të kujdesshëm.

TUE (Therapeutic Use Exemption) është një autorizim që lejon një sportist të përdorë një substancë të ndaluar për arsye mjekësore.
TUE (Therapeutic Use Exemption) është një autorizim që lejon një sportist të përdorë një substancë të ndaluar për arsye mjekësore.
Sportisti duhet të aplikojë për TUE përpara përdorimit të një medikamenti që përmban substanca të ndaluara.
Sportistët duhet të plotësojnë formularin për aplikim dhe të paraqesin dokumentacionin mjekësor për shqyrtim nga KosADA.
Çfarë ndodh nëse një sportist shkel rregullat antidoping?
Shkeljet e rregullave antidoping mund të çojnë në sanksione, përfshirë pezullimin nga aktivitetet sportive.
Po. Çdo person mund të raportojë një shkelje të mundshme përmes seksionit “Raporto Shkelje”.oii