Agjencia Kundër Dopingut e Kosovës (KosADA) është institucioni përgjegjës për zbatimin e politikave dhe rregulloreve kundër dopingut në Republikën e Kosovës. KosADA punon për të mbrojtur integritetin e sportit dhe për të siguruar një mjedis të drejtë dhe të barabartë për të gjithë sportistët.
Misioni i KosADA-së është mbrojtja e integritetit të sportit dhe shëndetit të sportistëve në Republikën e Kosovës përmes parandalimit, zbulimit dhe luftimit të dopingut në sport, në përputhje me Kodin Botëror Antidoping dhe standardet ndërkombëtare antidoping.
KosADA angazhohet në promovimin e sportit të pastër përmes edukimit, ndërgjegjësimit, testimit, bashkëpunimit institucional dhe forcimit të kulturës së fair-play-it, duke kontribuar në zhvillimin e një sistemi sportiv të drejtë, transparent dhe të besueshëm për të gjithë sportistët dhe organizatat sportive në Kosovë.